Slider

Italisht

  • 20 PRILL–12 Qershor 2020
    Italisht Online
20 PRILL–12 Qershor 2020
Italisht Online
Online: 22 Qershor–24 Korrik 2020
Gjuha: Italisht
Data e fundit per aplikim: 18 Qershor 2020
Cmimi: Mesimi 50.000L / Totali 50.000L
Kontakt: info@rls.al

Testohu online

Apliko


Kush jemi ne


Kurset e gjuhës italiane janë të organizuar në bazë te niveleve dhe grupmoshave. Në RLS ofrohen nivele për fëmijë dhe të rritur. Kurset janë të ndara në graduale dhe intensive në grup dhe kurse të personalizuara në varësi te preferencave të klientëve tanë. Kurset graduale në grup zhvillohen 2 - 3 herë në javë nga 60 – 90 minuta seanca, ndërsa kurset individuale zhvillohen 2 – 5 herë në javë nga 60 – 80 minuta seanca. Në varësi te numrit të studenteve vijon edhe kohëzgjatja e seancës mësimore. Testet zhvillohen rregullisht pas çdo mësimi me kohëzgjatje 30– 40 minuta, ose pas çdo 6 mësimeve me një kohëzgjatje më të madhe 60 – 90 minuta.


Cfare ben ky kurs


Targeti i përfundimit të kursit të italishtes është mbrojtja e niveleve të caktuara me certifikim ndërkombëtar si njësi matëse dhe tregues i rezultateve të arrira me dedikim dhe përkushtim si nga mësuesit e RLS ashtu edhe nga studentët tanë. Pas përfundimit të niveleve përkatëse nxënësit bëjnë seanca përgatitore duke simuluar seanca provimi si në kushte të një provimi real ndërkombëtar, për të patur një përgatitje sa më të shkëlqyer. RLS merr të gjitha masat që studentët mos të kenë surpriza të pakëndshme ditën e provimit, por të jenë të përgatitur dhe të njohur me të gjitha rubrikat e provimit. Surprizat tona më të mëdha janë rezultatet e shkëlqyera të arrira nga studentët tanë. Provimet ndërkombëtare të gjuhës italiane për të cilët ne i përgatisim studentët janë: PLIDA për nivelet A1, A2, B1, B2, C1 dhe CELI 1, 2, 3, 4, 5. RLS ofron edhe kurse për parashkollorët. Metodat e përdorura janë: Progetto Italiano, Espresso etj.

Pyetje?

Ne kemi pergjigjet

A njihni dikë që do ta donte këtë kurs?
Tregojini për të!
Ju mund të përdorni #RLS për të folur në lidhje me këtë kurs në mediat sociale