Slider

Anglisht

  • 20 PRILL–12 Qershor 2020
    Anglisht Online
20 PRILL–12 Qershor 2020
Anglisht Online
Online: 22 Qershor–24 Korrik 2020
Gjuha: English
Data e fundit per aplikim: 18 Qershor 2020
Cmimi: Mesimi 50.000L / Totali 50.000L
Kontakt: info@rls.al

Testohu Online

Apliko


Kush jemi ne


Kurset e anglishtes zhvillohen 2 herë në javë ose 3-5 herë në javë në varësi të preferencave dhe prioriteteve të studentëve. Këto kurse janë të ndara në nivele sipas grupmoshave. Ato ndahen në nivele për fëmijë, për adoleshentë dhe të rritur. Nivelet e fëmijëve zhvillohen 2 herë në javë ose 8 seanca në muaj. Ndërsa nivelet e tjera zhvillohen me 9 seanca në muaj. Pas çdo mësimi bëhet nje test i shkurtër 20-30 minuta. Në varësi të metodës dhe nivelit zhvillohet një test 1 orë e 30 minuta pas 3 ose 5 mësimeve. Në fund të çdo niveli zhvillohet një test përfundimtar i hartuar sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët (Common European Framework of Reference for Languages - CEFRL).

RLS bën përgatitjen e studentëve për provimet e Cambridge (YLE, KET, PET, FCE, CAE, CPE) TOEFL dhe IELTS për gjuhën angleze.

Pas përfundimit të nivelit të caktuar studentët përpara se të japin provimin bëjnë seanca përgatitore për të gjitha rubrikat e provimit të caktuar, duke simuluar seanca reale provimi me minutazhet dhe kriteret e duhura.


Cfare ben ky kurs


Pas përfundimit të kursit studenti i nënshtrohet testit të nivelit ose testit përfundimtar për të përcaktuar dhe treguar më së miri kapacitetin dhe njohuritë që ka përfituar studenti nga një nivel i caktuar i kursit të gjuhës angleze. Ky është një matës, tregues dhe standard shumë i rëndësishëm sepse vendos nëse studenti do të kalojë në nivelin tjetër apo do të vazhdojë të marrë mësime shtesë nga mësuesët e RLS. Testi zhvillohet me të gjitha rubrikat e tij, shkrimi, dëgjimi, e folura dhe leximi. Metodat që RLS përdor janë bashkëkohore, të fundit në treg dhe nga shtëpitë botuese më të mira dhe më të njohura në evropë si: Oxford University Press, Cambridge University, Pearson, Hamilton House MM Publications etj. Disa nga metodat më të përdorura jane: Full Blast, Headway, English File, Magic Ball, Solution etj. Ky kurs zhvillon aftësitë dhe cilësitë komunikuese të studentit në gjuhën angleze, sepse zhvillohet në ambjente komode dhe me praktikat më të mira ndërvepruese dhe teknologjike. Zhvillon dhe përmirëson aftësitë e studentit për të lexuar dhe folur rrjedhshëm, kuptuar dhe shkruar pa gabime në gjuhën angleze. Nxënësit tanë na kanë përfaqësuar denjësisht me njohuritë që kanë marrë në qendrën tonë dhe janë krenaria jonë.
 

Pyetje?

Ne kemi pergjigjet

A njihni dikë që do ta donte këtë kurs?
Tregojini për të!
Ju mund të përdorni #RLS për të folur në lidhje me këtë kurs në mediat sociale