Platforma jonë dixhitale


Tashmë RLS është bërë pjesë e platformës dixhitale për mësimdhënien online. Ne ju sjellim shkollën në shtëpi.

Nëpërmjet platformës tonë dixhitale ne kemi mundësuar realizimin e të gjitha shërbimeve që RLS ofron për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të frekuentojnë kurset në ambientet e shkollës tonë. Të gjithë mësuesit dhe trajnerët tanë janë të kualifikuar dhe të pajisur me certifikaten e mësuesit dixhital. Të gjithë studentët që regjistrohen për kurset online do të bëhen pjesë e klasave tona dixhitale.

Platformat që ne përdorim janë:
Zoom for Education & Google Suite for Education.

Kurset online të informatikës dhe matematikës zhvillohen në grupe dhe të personalizuara. Kurset në grupe zhvillohen 2-3 herë në javë, ndërsa kurset individuale zhvillohen 2-5 herë në javë. Metodat dhe praktikat tona interaktive aftësojnë, zhvillojnë dhe përmirësojnë njohuritë tuaja.

Të gjitha kurset online të “RLS” do të zhvillohen si webinare, clasa dixhitale ku ndërveprimi mësues - student dhe student - student është prioriteti ynë. Platforma jonë dixhitale, një teknologji moderne, efektive dhe edukative. Seancat trajnuese dhe informouese do të zhvillohen online, përmes faqes zyrtare të “RLS”, në kohë reale, në mënyrë individuale, ose në grupe me disa pjesëmarrës.
Kurset online do t’ju pajisin me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme në secilin profil trajnimi që do të përzgjidhni.

Kohëzgjatja për të gjitha Kurset online është e përcaktuar sipas nivelit dhe kursit që ju do të zgjidhni. Kurset do të zhvillohen 2 - 5 herë në javë sipas nivelit dhe profilit të kursit.